Mjekja Migena Qato apelon për kujdes për shkak të rasteve të shtuara me Covid-19.
Qato bën apel kryesisht ndaj të rinjve që të kenë kujdes.
Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo thekson se në spitalet Covid, dominojnë moshat e reja.
“Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, thotë ajo./noa.al/