Loading...

Me të pyetur gazetari gjen varrin e Sami Frashërit në Stamboll/ Kërkesa e tij për Ramën

Gazetari Bledi Mane, nga Përmeti, origjina e vëllezërve Frashëri, ka udhëtuar deri në Stamboll të Turqisë ku edhe ka gjetur varrin e Samiut.

Ai tha se “jam këtu në Stamboll t’i uroj gëzuar 170 vjetorin e lindjes Samiut. Kemi lindur të dy në Frashër”, duke zbuluar kështu përvjetorin e veçantë të një prej rilindasve më të shguar dhe të ndritur të vendit tonë.

Nga Stambolli, Mane thotë se është koha e duhur, që kryeministri Edi Rama t’i kërkojë Erdoganit kthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Bledi Manes:

Jam i sigurtë, në fuqinë dhe delirimin që ka kapluar këto kohë Taip Rexhep Erdoganin, ai do toleronte. Do tregohej bujar sepse edhe qasja që ka pasur Sami Frashëri me kulturën e oksidentit dhe importin e saj në Perandorinë Osmane, nuk i shkon përshtat profilit të Erdoganit. E nëse Edi Rama do e nuhasë e do gjejë kohën e përshtatshme mund t’ia kërkojë kthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri.

Sot isha në varrezat e famshme Erdikoy të Stambollit. Me të pyetur, me pak lodhje dhe shpenzime modeste gjeta varrin e Samiut.

Shkova u përula me respekt në emër të bashkëqytetarëve të mi e të familjes time. Kam një lidhje të çuditshme me dy vëllezërit e vegjël Frashëri. Ndoshta librat, letërsia, filologjia.

Jam këtu në Stamboll ti uroj gëzuar 170 vjetorin e lindjes Samiut. Kemi lindur të dy në Frashër!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com