Një tërmet ndodhi para pak çastesh në Shqipëri dhe dyshimet e para janë se epiqendra ishte në zonën bregdetare të Durrësit.
EMSC, shërbimi sismologjik europian konfirmoi se në orën 12.25 u shënua një tërmet në Shqipëri.
Bëhet e ditur se tërmeti ishte 3.8 ballë të shkallës Rihter, njofton EMSC.
Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 17 km nga Durrësi dhe 32 km nga Tirana.
Thellësia e tij ishte vetëm një kilometër. E ndërkohë konfirmohet edhe se tërmeti kishte fuqi 4 ballë të shkallës Merkali që mat intensitetin makrosizmik të tërmeteve.
Raportohet se tërmeti u ndje për disa çaste në të gjithë Shqipërinë e Mesme.