Projektet në investime të rëndësishme infrastrukturore, që po zbaton qeveria në të gjithë vendin, pritet të kenë një ndikim pozitiv në bujqësi dhe turizëm, me synim nxitjen dhe rigjallërimin e bizneseve përgjatë akseve rrugore dhe përfshirjen e banorëve të zonës në punësim.
Këto investime infrastrukturore sjellin një përmirësim të kushteve të jetesës, përmes rritjes së ekonomive familjare dhe lokale.
Kryeministri Edi Rama publikoi një seri fotosh nga kantieret e ndërtimit që po zbatohen konkretisht në qarqe, bashki e njësi administrative nga veriu deri në jug të vendit.
“Të tjera kantiere rrugësh në zona turistike e bujqësore, nga Cërriku në Belsh, lart në Pukë e poshtë në Myzeqe e deri tutje në Tepelenë, ku si në shumë zona të tjera punohet intensivisht për Shqipërinë që duam, duke hedhur çdo ditë nga një hap në çdo drejtim, me këmbëngulje e durim”, tha Rama. /atsh