Ato na kanë elektrizuar gjithmonë me këngët e zërin e tyre të ëmbël dhe pse jo dhe me pamjen fizike. E kemi fjalën për dy këngëtaret e njohura shqiptare, Eli Fara dhe Irma Libohova, për të cilat duket sikur koha ka ndalur në vend.
Ato janë duke shijuar pushimet në plazhet e Shqipërisë dhe nga atje nuk kanë ngurruar që të postojnë foto me bikini, që për hir të së vërtetës i tregojnë hapur linja mjaft të kuruara.
“Mirëmëngjesi nga kaltërsitë e detit Jon! Shqipëria është e bukur”, shkroi këngëtarja krahas fotos, e cila mori komente të shumta komplimentuese sidomos për fizikun e saj.
Ndërsa për Elin, ishte vajza e saj Marina ajo që i publikoi foton e rrallë. Ato janë shfaqur të dyja në breg të detit duke përqafuar njëra-tjetrën, , ku në shikim të parë, është e vështirë të bëhet dallimi se kush është nëna e kush vajza…