Loading...

Greqia bllokon rikthimin e emigrantëve për pushime në Shqipëri

Rritja e rasteve të koronavirusit, teksa sot në vendin tonë u raportua shifër rekord prej 130 të prekurish, ka bërë që të merren masa edhe më të ashpra për lëvizjen e shqiptarëve drejt Greqisë.

Këto masa vijnë në një kohë kur mijëra shqiptarë presin të rikthehen për të kaluar pushimet verore, në vendin e tyre pranë familjeve apo të afërmve.

Por nëse do të ndodhë kështu, shqiptarët duhet të planifikojnë edhe një javë karantinë, para se t’i drejtohen sërish Greqisë.

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi ka bërë publike një paketë të re masash për parandalimin e koronavirusit.

Në këtë paketë përfshihen edhe udhëtarët nga Shqipëria. Mësohet se kufiri tokësor me Kakavijën do të mbyllet gjatë natës, si dhe do të ketë kontrolle të shtuara gjatë ditës.

Duke filluar nga dita e diel e 16 gushtit, të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes pikës së Kakavijës, do të vendosen në karantinë të detyruar 7-ditore. E njëjta masë është edhe për ata që kalojnë nga pika e Kapshticës.

Ky është vendimi për kontrolle më të rrepta.

Gjithashtu, nga dita e hënë në palën greke do të vendoset ekip kontrolli epidemiologjik i vazhdueshëm për kontroll të plotë të udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë, për pjesën e dytë të muajit gusht.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com