Loading...

Gjyshja më seksi në botë tregon sekretin e bukurisë

Një gjyshe 49-vjeçare, Gina Stewart ka treguar sekretin e bukurisë së saj.

Ajo njihet si “gjyshja më seksi në botë” dhe për ta arritur këtë kryen disa trajtime.

Stewart ka treguar se futet në sesione krioterapie për t’u dukur kaq e re.

Gjyshja më e njohur në botë është shprehur se rri në temperatura super të ulëta në mënyrë që të përtërijë pamjen e saj.

“Është një sesion tre minuta dhe fjalë për fjalë unë ngrij në temperatura -110 gradë Celsius. Është më ftohtë se në Polin e Veriut”, ka treguar ajo.

49-vjeçarja thotë se kjo terapi i përtërin lëkurën dhe kjo është arsyeja pse duket kaq e re.

Stewart u njoh për herë të parë në vitin 2018.

“Njerëzit nuk e besojnë moshën time”, u shprehte ajo atëherë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com