Prej muajsh tashmë flitet për lidhjen mes futbollistit Eros Grezda me modelen Oriola Marashi.
Tashmë dy të rinjtë nuk fshihen, madje i shprehin ndjenjat publikisht.
Ka qenë Erosi ai që ka deklaruar se është i dashuruar me Oriolën, teksa kjo e fundit ka publikuar disa fotografi mes frutash, ku shihet mjaft tërheqëse.
“Jam i dashuruar me ty”, komentoi futbollisti në foton e modeles.
Natyrisht Oriola nuk kishte si të rrinte indiferente duke u përgjigjur, “E lumja unë”. /noa.al