Loading...

Flet virologia kineze: ‘Tregu i lagësht i Wuhan ishte përdorur thjesht si një karrem’

Virologia kineze, e cila u arratis në SHBA pasi kishte frikë se do të vritej, ka pohuar se koronavirusi ka ardhur nga një laborator ushtarak kinez.

Dr Li Meng-Yan, specialiste për virologjinë në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, thotë se ajo “vlerësoi qartë” se Covid-19 erdhi nga një laborator i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit Kinez.

Kina është përballur më parë me akuza, se ka fshehur rastet në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, por ka hedhur poshtë pretendimet se virusi mund të ketë ardhur nga një laborator.

Dr Li megjithatë pretendoi se burimi i shpërthimit ishte një laborator ushtarak, të cilin ajo e kishte zbuluar, ndërsa studionte transmetimin e virusit.

Duke folur gjatë një interviste me Lude Press, ajo pretendoi se ajo nuk u mor seriozisht kur raportoi gjetjet te shefi i saj.

“Në atë kohë, unë kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze”, tha ajo, – raporton Noa.al.

“Tregu i lagësht i Wuhan ishte përdorur thjesht si një karrem.”

Shkencëtarët aktualisht besojnë se virusi mund të ketë origjinë nga një treg i lagësht i Wuhan nëse mund të jetë hedhur nga kafshët te njerëzit.

Dr Li kishte frikë nëse ajo do të fliste, pasi mund të arrestohej, kështu që vendosi të ikte në SHBA nga Hong Kongu, në muajin prill.

“E dija që sapo të flisja, mund të zhdukeja në çdo kohë, ashtu si të gjithë protestuesit e guximshëm në Hong Kong,” – tha ajo. – “Unë mund të zhdukesha në çdo kohë. Edhe emri im nuk do të ekzistonte më.”

Universiteti i Hong Kongut më parë ka mohuar që ajo të ketë kryer studime në lidhje me transmetimin e sëmundjes dhe tha se pohimet e saj nuk “përputhen me faktet kryesore”.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com