Një grua i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike gjatë mesnatës së lënë pas.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazhar të Selenicës, ku në një pemë pranë banesës dyshohet se ka varur veten e moshuara Zonjë Liçaj, 85 vjeçe.
Nga këqyrja trupore nuk vërehen shenja apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari.
Dyshohet se e moshuara i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /noa.al