Në të gjithë Shqipërinë dita e sotme është një ditë ndryshe nga të tjerat, pasi fillojnë shkollën.
Vajza e producentit, moderatorit dhe artistit të njohur Ardit Gjebrea, nis klasën e parë.
Ardit Gjebrea ka qenë ai që ka shoqëruar Anën sot, në nisjen e këtij viti shkollor.
Gjebrea ka ndarë një foto krah vajzës, e cila duket e veshur me uniformën e shkollës.
“Vit të mbarë shkollor”, shkruan moderatori krahas fotos.
Arditi nga ana tjetër po përgatitet për sezonin e ri të “E diela shqiptare”, i cili si çdo punë e realizuar prej tij pritet të jetë i suksesshëm.
/NOA.al