Zi për deputetin socialist Ditmir Bushati, i cili ka humbur një prej njerëzve më të shtrenjtë të familjes.
Ish-ministri i Jashtëm ka humbur të atin, Sulejman Bushati.
I ndjeri Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974.
Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të Partisë së Punës në Shkodër, Kukës dhe Lushnje.
Sulejman Bushati ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.