Dasmë në kohë pandemie, gjobitet i zoti i lokalit në Fier
Transmetuar më 05-08-2020, 08:57
Share on Facebook Tweet Linkedin Viber Whatsapp
Ka nga ata që nuk e marrin aspak parasysh pandeminë e koronavirusit, duke u mbledhur në dasma dhe ahengje.
Kështu ka bërë edhe një lokal në Fier, ku është mbajtur një dasmë.
Policia e Fierit thotë se ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Për subjektin në fjalë, me administrator shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19