Shirat e rrëmbyer të rëna gjatë natës dhe era e fortë, kanë sjellë rrëzimin e një peme të madhe në Gjirokastër.
Pema u rrëzua në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, pranë Lazaratit.
Për pasojë u bë bllokimi i rrugës në të dyja anët, duke krijuar radhë mjetesh.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë zhbllokimin e rrugës, e cila shkaktoi bllokim të qarkullimit gjatë gjithë mëngjesit. /noa.al