Këngëtari Robert Berisha zbuloi dëshirën e tij për të pasur një emision të vetin, në një ekran televiziv.
Dhe ëndrra e tij po bëhet realitet.
Në një postim në Instagram, ai zbuloi se së shpejti do nisë emisioni i tij “Robi plaket kur don vetë”.
Ky emision i drejtuar nga Robert Berisha do të transmetohet në Klan Kosova.
Nisur nga emri, emisioni duket se do të ketë një natyrë argëtuese.
Në një intervistë për “Prive” në fund të qershorit, Robert Berisha zbuloi se po punonte për hapjen e një emisioni të vetin, që sipas tij do jetë shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri tani.
“Nëse realizohet shoë im, nëse e realizoj atë ëndërr që kam, do jem më ndryshe emisionet e tjera që ka pasur Kosova apo Shqipëria”.
“Duke marrë parasysh se luaj në piano, këndoj dhe kam sens humori do jem më ndryshe. VIP-a nuk do ftoj shumë sepse janë të ngarkuar si edhe janë konsumuar duke qenë se kanë shumë ftesa për intervista. Do jenë mysafirë të profesionit. Do jetë 1 orë Roberti në ekran me gjithçka që ai di të bëjë,”- u shpreh më herët, lidhur me projektin e ri, Robert Berisha./NOA.al