Aurela Gaçe mbetet një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Pas vendimit të qeverisë, për të mos lejuar koncerte pas orës 20:00 për shkak të COVID, dhe pavarësisht kontestimit të shumicës së artistëve, në radhët e të cilëve pakënaqësi shprehu edhe këngëtarja vlonjate, Aurela Gaçe e ka shfrytëzuar këtë kohë për të punuar më shumë me këngën e saj mët të fundit.
“LENTO LENTO”…. titullohet kënga e saj, që është gati dhe do të dalë në treg të enjten më 6 gusht.
Me një “look” krejt të veçantë nga herët e tjera, Aurela ka entuziazmuar fansat pas lajmit se së shpejti ata do të kenë edhe këngën e saj më të fundit.
Kjo këngë vjen edhe si pjesë e një albumi të ri nga Aurela Gaçe.
/NOA.al