Aurela Gaçe Diva e muzikës shqiptare, ka ndarë një nga fotografitë më të ëmbla pranë bashkëshortit të saj. Ata shihen pranë njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë. Teksa këngëtarja ka theksuar se shumë shpejt festojnë 10-vjetorin e historisë së dashurisë. “Po që shkojmë? Shpirt i shpirtit tim, dashuria ime, babi i Grace dhe Abigail.
Edhe pak 10 vite bashkë”, ka shkruar Gaçe krah fotos ku shfaqen të dy. Ky portret i ciftit ka marrë vëmendjen e të gjithë miqve dhe ndjekësve të Aurelës, të cilët kanë lënë komente nga më pozitivet poshtë saj. Kujtojmë që disa ditë më parë këngëtarja u përball me një situatë të pakëndëshme, ku i vodhën faqen e saj në rrjetet sociale.