Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, e cila pjesën më të madhe të karrierës e zhvilloi te “Portokallia”, një vit pas largimit, duket se ka ende qejfmbetje me drejtuesit e këtij spektakli, apo të ekranit ku shfaqet ky program.
Ajo ka gjetur momentin, ndonëse aktualisht është me pushime, për të “thumbuar” spektaklin e humorit “Portokalli”, që nuk dihet ende nëse do të rifillojë këtë vit.
Është folur se ky spektakël do të mbyllet, ndërsa aktorë dhe drejtues janë larguar.
Delina Disha prej një viti është parë, në emisionin tjetër të humorit të “Klanifornia”.
Delinda më herët deklaroi se ishte në një proces gjyqësor me televizionin, ku shfaqet portokallia, pasi sipas saj, i kishin falsifikuar firmën në kontrata.
Së fundmi ajo duket se ka hedhur një ‘kunj’ në drejtim të spektaklit, duke publikuar një video ku shihet një portokall që myket.
Ndonëse aktorja nuk ka shkruar asgjë krah videos, menjëherë ky postim është marrë si “thumb” ndaj spektaklit “Portokalli”.
Para sezonit të ri të humorit, në “Klanifornia”, aktorja po shijon pushimet me familjen e saj.
/NOA.al