Loading...

Adoleshentja u gjet e mb ytur në det, arr estohet personi që e shoqëronte

Arr estohet një person i dyshuar se mund të ketë përgjegjësi në mb ytjen e një vajze adoleshente në plazhin e Velipojës në Shkodër.

I arr estuari është 25-vjeçari Indrit Bajraktari banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postribë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur Vilun, plazh Velipojë, Bajraktari ka hyrë në det me motor uji të marrë me qira së bashku me Enisa Dodën, 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, 25-vjeçari ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mb ytur në ujë adoleshenten, e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorit.

Ndaj të dy shuarit materialet iu referuan Pr okurorisë Shkodër, për veprat penale “Shkaktimi i vet ëvrasjes”, “Mos kallëzimi i kr imit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjatë marrjes në pyetje Bajraktari ka thënë se vajza ka rrëshqitur, teksa ka shtuar “Nuk e mbaj mend mirë si ndodhi”. Sakaq në trupin e vi ktimës, raportohet të jenë gjetur shenja dhune.

Pasditen e djeshme po licia e Shkodrës tha se rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femër. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com