Loading...

Adoleshentja humb jetën te dentisti

Një ngjarje e dhi mbshme vjen nga Britania e Madhe, ku një vajzë adoleshente ka vd ekur gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në gojë për vendosjen e telave të dhëmbëve.

Denisa Alexandra Stefanoaia vd iq në një spital të Londrës prej komplikacioneve për heqjen e katër dhëmbëve.

Në gjyqin që vazhdon ende, mbrojtja tha se e mitura ishte obeze, vuante nga astma dhe apnea e gjumit.

E reja u vu në anestezi të plotë pasi procedura nuk do të zgjaste më shumë se një orë, por nuk u zgjua më.

Në dëshminë e tij, mjeku Atheer Ujam, i cili kreu procedurën, tha:

“Unë u takova me të dhe të atin para procedurës dhe ata ishin shumë pozitivë dhe se dhëmbët e Alexandra do të drejtoheshin”.

Vajza mësohet se gjatë operacionit kishte kafshuar tubin endo-trakeal dhe nuk po merrte frymë.

Ajo u dërgua në kujdes intensiv dhe pas pesë ditësh u shpall e vdekur, prej mungesës së oksigjenit në tru.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com