Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shprehu sot krenarinë për skuadrën e re të infermierëve që ju bashkua ekipeve mjekësore, të cilët sipas saj prej 5 muajsh janë ditë natë në një përballje të pazakontë.
“Vijojmë të shtojmë ekipet mjekësore për spitalet COVID 3 dhe COVID 4, por një lutje për çdo qytetar të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk e ruan dot distancën”, – tha Manastirliu.
Ministrja u shpreh se “vetëm bashkë me kujdes çdo ditë, mund ta fitojmë edhe këtë betejë”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi sot spitalin e përshtatur COVID 3 (struktura e ish-kirurgjive në QSUT) ku aktualisht ka filluar rekrutimi i stafit infermieror, i cili po merr eksperiencë në Spitalin Infektiv, për t’u përgatitur për një fluks të mundshëm të shtimit të rasteve, që do të kërkojë edhe hapjen e spitaleve COVID 3 dhe COVID 4./atsh