Loading...

Si do të udhëtojmë në kohë pandemie/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shpjegon rregullat e reja

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka publikuar një material shpjegues mbi rregullat e reja që udhëtaret duhet të ndjekin gjatë udhëtimit me avion.
Në një video të publikuar TIA shpjegon se asnjë udhëtar nuk mund të hyjë në aeroport nëse nuk është i pajisur me maskën mbrojtëse.

Të gjithë personat qe do të hyjnë në terminal si në nisje dhe në mbërritje duhet të kalojnë në tunelin e dezifenktimit. Në momentin e hyrjes në Terminal, shpjegon TIA pasagjerët si në nisje ashtu edhe në mbërritje do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës.

Në rast se udhëtari do të rezultojë me temperaturë më të lartë se 37.5 ai do t’i nënshtrohet një ekzaminimi nga stafi mjekësor.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në terminal të gjithë pasagjerët duhet të respektojnë sinjalistikën dhe të ruajnë distancën fizike me pasagjerët e tjerë dhe përdorin karriget sipas sinjalistikës së përcaktuar, ndërsa për kujdesinë higjenës personale janë vendosur dezinfektantë në pikat kyçe të aeroportit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com