Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj lajmit mbi pasurinë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha.
Sipas medies, edhe pse askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit, vetëm një nga pasuritë i vlen 1.8 milionë euro.
“Zen, ke gjë për të thënë? Apo shpifje nga ato që pastaj në gjykatë dalin ndryshe edhe kjo? Eh mor Zen! Babi dhe Luli qajnë për ekonominë dhe kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 të paska shtuar pasurinë. Eh mor Zen, eh!”, shprehet Taulant Balla.
Sipas medies, përgjatë 15 viteve të fundit, askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit. Por, zërat flasin se Shkëlzen Berisha ka punuar shumë pak, ose aspak dhe se shumë benefite i ka siguruar nëpërmjet lidhjeve që krijonte nga i ati.
Media raporton se Shkëlzen Berisha ka me dhjetëra llogari bankare nga Shqipëria deri në Suedi dhe deklaron qindra mijëra euro të ardhura nga puna si konsulent. Sipas burimeve të medias, djali i ish-kryeministrit, që punon si konsulent, ka blerë një godinë, në afërsi të Tiranës, me një çmim prej 1.8 milionë euro. Burimet shtojnë për gazetën “Shqip” se pagesa është likuiduar menjëherë nga Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë. /atsh