Loading...

Shkarkimi i stafit dhe i ambasadores shqiptare në Athinë/Balla: Vendim i fortë nga Cakaj, të vijojë kjo qasje ku shërbimi ndaj shqiptarëve nuk është ai që duhet

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përshëndeti sot vendimin e ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj për shkarkimin e stafit dhe të ambasadores shqiptare në Athinë.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Balla theksoi se kjo qasje të vijojë edhe në Ambasada apo konsullata të tjera ku shërbimi ndaj shqiptarëve nuk është ai që duhet.

”E para, dua të përshëndes vendimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj për një vendim të fortë, por të domosdoshëm për rivendosjen në punë dhe në shërbim të shqiptarëve që jetojnë në emigracion në ambasadën tonë në Athinë. Do doja që kjo qasje e ministrit të Jashtëm të vijojë edhe në konsullata apo ambasada të tjera, ku shërbimi ndaj shqiptarëve nuk është ai që duhet”, deklaroi Balla.

Një ditë më parë, MEPJ konfirmoi se janë marrë masa për shkarkimin nga detyra të stafit të ambasadës në Athinë, si dhe të ambasadores Adriana Hobdari. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com