Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri duke diskutuar për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit Ilir Meta tha se çështja është nuk është se çfarë janë këta 55 deputet që kërkuan për shkarkimin e presidenti, por është çështja e tyre në raport me ligjin tek raporti i tyre me moralin, nderin dhe ndërgjegjen.
Valteri tha se “çfarë mund t’i thuash presidenti kur zhdekreton një ligj. Nuk ekziston në asnjë vend që presidenti të bëjë një zhdekretim. Një vit më parë, zhdekretimi i presidentit për ju ishte atentat ndaj demokracisë pasi tentoi t’i mohonte vendit zgjedhjet, sot një vit më pas mazhoranca ka tjetër mendim sepse ishte e paaftë ta çonte para përgjegjësisë shkelësin e Kushtetutës, e kanalizuan 30 qershorin në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga shkelësi i madh i Kushtetutës, akuzat ndaj presidentit janë zbutur në çështje proceduriale nuk ka të bëjë me dekretin e 30 qershorit. Në fakt me zhdekretimin e 30 qershorit, Ilir Meta na ftoi të gjithëve të zgjidhnim mes tij që donte të digjnim Shqipërinë dhe mes atyre që po luftonin për ta shpëtuar Shqipërinë që e shpëtuan SHBA dhe BE”.
Në fund, Valteri tha se Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidenti u mbyll me turp.
Deputeti i opozitës parlamentare Korab Lita tha se shkarkimi i presidenti ia ka lënë radhën pranverës elektorale për të ndarë tepsinë.
“Unë nuk e kam përshëndetur këtë projektligj dhe sigurisht kam mbështetur rrëzimin e këtij projektligji me anë të dekretit. Mazhoranca nuk u bind për tërheqjen nga ky projektligj edhe pas shuplakës së marrë nga Komisioni i Venecias. Tërheqja nga ky projektligj nga mazhoranca nuk është as më pak as më shumë se sa pazari i radhës me Ilir Metën i cili drejton de fakto LSI”, tha ai.
Deputeti Edmon Stojku tha se Rama duhet të kërkojë falje pse e ricikloi Metën deri në krye të shtetit.
Stojku tha se “21 janari shënoi fundin e drejtësisë ndaj politikës dhe e ktheu në mit modelin e mitmarrjes. Ne jemi kundër raportit të kësaj shumice që nuk sjell asgjë të re. U shfrytë si tullumbace”.
Nga ana e tij, Kryetari i grupit demokrat në parlament, Myslym Murrizi tha se shumica nuk e shkarkon Ilir Metën, pasi janë ortakë me njëri-tjetrin.
“A ka ndonjë numër sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar Kushtetutën për ta shkarkuar? Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri-tjetrin, se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë së bashku në pushtet. Si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeministrin dhe më pas kryeministrin deri kur krijoi LSI-në. Si mund të shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet dhe para se të ikte e dorovitët me 40 mln euro shkarje dheu te Rruga e Elbasanit. Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullueshëm. Ju e ngritët Komisionin për të ngritur adrenalinën e militantëve, ai ua ktheu në 2 mars. Unë do të votojë pro shkarkimit të Presidentit, të paktën t’i qëndronit moralisht firmës suaj”, tha Murrizi./atsh