Loading...

Një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot ka vde kur mjeku kosovar, Lulzim Kolgjeraj, si pasojë e infe ktimit me virusin COVID-19, raporton Express

Haskuka ka treguar se mjeku Kolgjeraj kishte qenë i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tre javë rresht në bet ejën me COVID-19.

I ndjeri kishte shërbyer si mjek i shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj të Prizrenit.

“Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.
Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij. Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com