Loading...

Mjekja Silvana Çeliku apel qytetarëve: Respektoni rregullat dhe së bashku ta mposhtim këtë virus

Doktoreshë Silvana Çeliku, shefe e repartit të Gjinekologjisë Onkologjike, i bëri apel sot qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Në kuadër të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përdorimin e maskës, ministrja Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin drejtuar qytetarëve të dokotoreshës Çeliku.

”Kam 36 vjet që luftoj bashkë me pacientet e mia kundër kësaj sëmundje kaq të vështirë, të gjatë dhe të lodhshme. Jam gëzuar shpesh kur kemi fituar këtë betejë, por edhe jam mërzitur shumë kur kam patur edhe humbje jete. Më këtë virus fatkeqësisht qenka ndryshe, ky është një virus me një sëmundshmëri shumë të lartë me vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme”, – thekson dr. Çeliku.

Më tej dr. Çeliku shprehet se “shpesh i bëj pyetje vetes më falet mua që të vdes nga një grip? Unë them që jo. Ne nuk dimë shumë gjëra mbi këtë virus, por dimë diçka si të mbrohemi ndaj tij. Ato që ne dimë janë; ju lutem mbani distancën, sociale me njëri-tjetrin, mbani higjienën personale dhe kolektive sa më të mirë përdorni maskat nëse nuk keni mundësi të mbani distancimin social ose nëse jeni në ambiente të mbyllura. Së bashku me të gjitha këto masa do t’ia dalim”.

“Të dashur pacientë ju lutem shumë mundohuni të zbatoni të gjithë rregullat që ne kemi vënë në këtë spital përdorimi i maskës është i detyrueshëm brenda spitalit. Ju lutem mbani distancimin social me njëri tjetrin , dhe prisni t’iu vijë personeli shëndetësor apo koordinatori për të bërë takimin përkatës me mjekun. Ju lutem zbatoni këto rregulla, së bashku edhe njëherë të mundohemi ta mposhtim këtë virus që po merr jetë njerëzish”, – tha dr.Çeliku./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com