Loading...

Merkel: BE e hapur për kompromis për Fondin e Rimëkëmbjes

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri edhe një herë thirrje për një marrëveshje të shpejtë në Europë për Fondin e Rimëkëmbjes duke nënvizuar se rruga është e vështirë dhe se duhet shumë vullnet për kompromis në Këshillin Europian më 17 korrik.

“Përballë situatës ekonomike aktuale, koha kalon dhe çdo ditë është e numëruar”, shtoi kancelarja.

Ajo kujtoi nevojën për një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta edhe gjatë pushimeve verore.

“Situata është e jashtëzakonshme dhe një përpjekje e jashtëzakonshme është e nevojshme”, përsëriti Merkel.

“Masat e jashtëzakonshme të propozuara nga Komisioni Europian janë adekuate, gjithashtu sepse ato janë të kufizuara në kohë dhe të orientuara drejt një objektivi”, shtoi ajo./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com