Loading...

Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Vijon në rritje trendi i infektimeve në 2 javët e ardhshme, distancimi social kyç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të premte se sipas vlerësimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në dy javët e ardhshme do të vijojë të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID-19.

Nisur nga kjo Manastirliu ka apeluar edhe një herë që qytetarët të respektojnë masat e distancimit social dhe të vendosin maskat në ambientet e rekomanduara.

“Edhe në parashikimet e vendeve prestigjoze ndërkombëtare, virusi është i paparashikueshëm dhe vijon të jetë i panjohur. Vlerësojmë se në këtë dyjavësh do të ketë rritje të numrit të rasteve. Ne jemi në vijimin e epidemisë, vijojmë në epidemi. Vala e parë apo e dytë është një definicion që ne nuk e përcaktojmë dot se ku jemi. Na duhet koha e nevojshme që ne të zhvillojmë punën tonë. Kujdesi duhet të jetë deri në fund dhe në çdo moment. Këtu duhet një vetëdijësim i çdo moshe. Të gjithë kanë rolin e tyre. Me ato që duhet të zbatoj mund të kontribuoj në ndaljen e infeksionit. Vendosja e maskës dhe larja e duarve bashkë me distancimin social, janë pikë kyçe për t’u bërë pjesë e kulturës dhe sjelljes tonë”, u shpreh Manastirliu./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com