Loading...

Kategoria Superiore U-17 / “Shënkolli” shpallet kampion

U zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” finalja e madhe e kampionatit kombëtar për grupmoshën 17-vjeçare, midis “Shënkollit” dhe “Vllaznisë”, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për Shënkollin, të cilët shënuan në minutën e 77-të me anë të numrit 9-të Ensar Shimaj duke u shpallur kampion të Shqipërisë.

Finalja dhuroi një ndeshje të barabartë me të dy skuadrat që ishin shumë të kujdeshme duke mos u hedhur në sulm. Gjithçka u vendos nga goli i Shimajt që i dhuroi “Shënkollit” trofeun e parë kombëtar. Ndeshja u ndoq edhe nga stafet e ekipeve kombëtare të cilët kanë parë nga afër elementët më cilësorë të të dy skuadrave.

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të finales, zëvëndëspresidenti i FSHF, Lutfi Nuriu, i dorëzoi medaljet dhe trofeun lojtarëve të “Shënkollit”.

Skuadrat zbritën në fushën e lojës me këto formacione:

Shënkolli: Simoni; Prendi; Rrapi; Macaj; Shimaj; Ndoj; Vuksani; Kaceli; Lekaj; Gjoka; Cuni.

Vllaznia: Kacaj; Qerpiku; Mataj; Mujaxhi; Papaj; Selmani; Kodra; Spahija; Perloshaj; Delaj; Alivoda./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com