Loading...

Itali/ Ja sa persona humbën jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 10 të vdekur nga koronavirusi, një më shumë se ditën e mërkurë ku ishin 9 viktima.

Deri tani në shtetin fqinj janë regjistruar 35.092 të vdekur nga virusi i tmerrshëm.

Ndërsa rastet e reja në 24 orët e fundit janë 306 të infektuar me COVID-19, pak më shumë se një ditë më parë ku ishin 282 persona.

Në total numri i të infektuar ka shkuar 245.338 persona. Të shëruarit janë 214 duke e çuar në 197.842 numrin total.

Të shtuar në spital janë 713 pacientë nga këta 49 në terapi intensive. Ndërsa të infektuar me koronavirus por që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta janë 11.642 persona.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com