Në 5 vitet e fundit, eksportet e 5 mujorit për përpunimin e produkteve bujqësore janë rritur me 2.7 herë në peshë dhe me 3.2 herë në vlerë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka publikuar shifrat zyrtare të eksportit të prodhimeve bujqësore të përpunuara, ku rezulton se, gjatë vitit 2020 (janar-qershor) eksportet u rritën në 6.325 ton prodhime me vlerën e 1.1 miliardë lekëve kundrejt një viti më parë ku u eksportuan 4.044 ton produkte me vlerë 947 191 milionë lekë.
Sektori ka përmirësuar standardet dhe cilësinë dhe vijon të gjej tregje të reja për produktet shqiptare.
Statistikat zyrtare tregojnë se, ekonomia bujqësore dhe e agropërpunimit nga viti në vit po shënon rritje progresive të qëndrueshme duke u kthyer në një motor të rritjes edhe të ekonomisë së vendit por edhe të ekonomisë familjare rural.
Loading...