Loading...

Di Maio: Virusi ende mes nesh, të mos ulim vigjilencënDi Maio: Virusi ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën

Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Në këtë krizë ekziston një fakt i padiskutueshëm, ai i reagimit pozitiv të italianëve. Qytetarët kanë dhënë më të mirën e tyre, ata kanë respektuar rregullat dhe të gjitha masat antiCovid-19”, deklaroi ai.

”Tani ne po jetojmë me virusin, por nuk duhet të ulim vigjilencën. Për asnjë arsye”, thekson Di Maio në një shënim në Facebook.

“Italia ka reaguar me qetësi edhe përballë një krize të tillë të paparë. Dhe si ministër i kësaj republike jam krenar. Jam krenar që i shërbej vendit tim dhe secilit prej jush”, përfundon ai./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com