Loading...

Çelet gara për aksin Milot-Fier/ Balluku: Lehtëson bashkëpunimin rajonal e europian, rrugët dytësore pa pagesë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, bëri të ditur sot, hapjen e garës për koncensionin e ndërtimit të segmentit Milot-Fier, që është një tjetër projekt madhor në infrastrukturën rrugore të vendit.
Gjatë prezantimit të këtij projekti, në Tiranë, Balluku theksoi se, “segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit”
“Tashmë është kthyer në traditë për ne që të mblidhemi këtu në COD për të dhënë lajme të mira dhe për të lançuar projekte të mëdha. Misioni i qeverisë shqiptare për të rritur cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë, përmes zhvillimit ekonomik kërkon të ketë baza të forta dhe dy nga këto janë infrastruktura dhe energjia”, tha Balluku.
Vizioni ynë, theksoi Balluku, për zhvillimin e këtyre sektorëve ka një emërues të përbashkët konjuktivitetin në lidhjet me brenda vendit, me Rajonin e pa dyshim ndërlidhja me Europën.
“Ndërlidhja infrastrukturore është një element kryesor për ekonominë e vendit ku bën pjesë edhe segmenti rrugor Milot Fier pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, që lidhe vendet e Ballkanit Perëndimor me Rajonin e vendet e Europës Perëndimore”, u shpreh Balluku.
“Gjej rastin të falenderoj delegacion e BE-së i cili ka alokuar një grant në mbështetje të asistencës teknike për projektet në infrastrukturë. Në kuadër të kësaj asistence me mbështetjen teknike të Hill Internacion, që është drejtues i konsorciumit që implementon pjesën teknike nga BE në Shqipëri, duke hartuar paketën e e dokumenteve për këtë garë.
Ndërkohë që me WIBF është përgatitur gjurma inxhinierike dhe ndikimet në mjedis të këtij projekti”- tha Balluku.
Ministrja tha se, segmenti Milot – Fier përbën 37% të Korridorit Adriatiko-Jonian. Në pjesën e Shqipërisë që fillon nga Miloti deri në bypass-in e Fierit, parashikohet ndërtimi i 53 km gjurmë rrugëve të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese, por të rehabilituara sipas kategorisë A dhe B. Gjithashtu e gjithë rruga Milot- Fier do të shoqërohet nga rrugët ndihmëse dytësore që do të jenë padyshim pa pagesë.
“Pra rrugët alternative janë kriteri kryesor që ne kërkojmë nga investitori i projektit për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin midis rrugës së shpejtësisë me pagesë apo rrugëve ndihmëse dytësore pa pagesë”- deklaroi Balluku.
Balluku tha se, mbi bazën e analizës së thelluar është vendosur që pagesa mesatare në këtë segment të jetë 0.075 euro për km për makinë.
“Garancia minimale e trafikut, që shteti shqiptar i jep këtij investimi do të jetë vetëm 10% e vlerës së investimit që është 1.2 miliardë euro, në rastin e skenarit negativ kur trafiku i parashikuar nuk do të arrihet. Kjo garanci do të shtrihet vetëm në 60 vitet e para të koncesionit nga 35 vite që ky koncesion do të ketë i parashikuar sipas ligjit shqiptar”- u shpreh ministrja.
Ndërsa shpjegoi se, rruga Milot- Fier si një arterie kryesore do të mundësojë lëvizjen e shpejtë nga veri në jug të vendit dhe do të lehtësojë trafikun e rënduar në akset më të aksesuara të vendit duke përpunuar në vitet e para të tij prej 38 mijë makinash për të arritur në 2055 një numër të dyfishuar rreth 64 mijë makina.
Shpejtësia maksimale në këtë segment arrin në 110 km /orë dhe i gjithë i korridori Milot bypass i Fierit do të përshkohet për 1 orë e 55 minuta.
Balluku tha se segmenti rrugor Milot – bypass i Fierit -Lekja do të jetë të aksesueshme brenda vitit 2024 ndërkohë që segmenti Kashar-Lekaj do të fillojë operimin në vitin 2026.
Pjesë e këtij segmenti është edhe nyja që do të lidhë bypass-in e Tiranës me këtë autostradë, i cili do të ndërtohet në fazën e parë të këtij projekti, për t’i dhënë mundësi kryeqytetit të integrohet sa më parë në këtë rrjet.
Ministrja tha se ndikimi direkt në ekonomi i kësaj vepre të rëndësishme është në rritjen e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, më pak aksidente, më pak dëme të mjeteve, kosto më të ulëta e transportit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com