Udhëheqësit europianë arritën një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes dhe Buxhetin e BE-së 2021-2027.
Ky rezultat historik erdhi pas negociatave rekord që zgjatën katër ditë dhe katër netë.
Kjo u njoftua nga Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel.
Duartrokitje të gjata pasuan miratimin e konkluzioneve.
Fondi i Rimëkëmbjes ka një buxhet prej 750 miliardë eurosh, nga të cilat 390 miliardë në grante.
Buxheti është caktuar në 1 074 miliardë.
Samiti që sapo përfundoi ishte më i gjati në historinë e Bashkimit Europian.
“Një ditë historike për Evropën”, komenti i presidentit francez, Emmanuel Macron./atsh