Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë në gjuhën shqipe për festën e Kurban Bajramit.
Kim uron që kjo festë të sjellë shpresë gëzim për besimtarët myslimanë e familjet e tyre.
“Gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sjelltë shpresë, besim dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë miqtë që e festojnë”, shprehet ambasadorja Kim./atsh