Loading...

Zvicra nis përdorimin e aplikacionit gjurmues të COVID-19

Qeveria zvicerane njoftoi sot shpërndarjen në shkallë të gjerë të aplikacionit për gjurmimin e COVID-19, i quajtur “SwissCOVID”, duke filluar nga e enjtja, në përpjekje për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë.

Ky vendim është rezultat i një procesi të gjatë, në pritje që parlamenti të miratonte, në fillim të qershorit, përdorimin e kësaj teknologjie.

Aplikimi ka qenë gjithashtu subjekt i disa simulimeve me zyrtarë dhe me ushtrinë.

Përdorimi i tij është vullnetar dhe informacioni nuk ruhet./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com