Instituti i Gjeoshkences ka dhene informacionin zyrtar ne lidhje me termetin e regjistruar ne Vlore.
Sipas IGJEUM, me 29/06/2020 ne ora: 21:14:09 eshte regjistruar termet me fuqi M=3.6 ne zonen e Gadishullit te Karaburunit, 14 km ne perendim te Vlores ne kodrinatat 40.42° N, 19.34° E ne thellesi 25 KM.
Informacioni i OSMC:
Nje termet eshte regjistruar mbremjen e sotme ne Shqiperi.
Sipas ESMC lekundja ka qene me fuqi 3.4 rihter ne thellesi 2 kilometer.
Sipas te dhenave nga aplikacioni i ESMC epiqendra e termetit ka qene 7 kilometer nga Vlora.
Nuk ka raportime per deme por banore te Vlores kane komentuar tek ESMC duke pohuar se ne kete qytet eshte ndjere lekundja e regjistruar rreth ores 23.19
Ajo cka bie ne sy eshte se IGJEUM ne Tirane ka regjistruar me 29 qershor nje termet ne zonen e Policanit me fuqi 2.5 rihter.