Loading...

Sërish rritje e numrit të vdekjeve nga COVID-19 në Itali, 88 viktima në 24 orët e fundit

Italia regjistroi sot 88 vdekje të reja në 24 orët e fundit, një shifër në rritje, e krahasuar me dje që ishin 71, duke e çuar numrin total të tyre në 33 689, njoftoi sot Mbrojtja Civile.

Gjithsej, që nga fillimi i pandemisë në vend, janë regjistruar 234 013, të infektuar me COVID-19, me +177 më shumë se dje (+312).

Numri i të shëruarve u rrit në 161 895, me + 957.

Deri më tani, janë 38 429 pacientë me koronavirus në Itali, 868 më pak se dje, kur rënia ishtë 596.

Aktualisht, ka 338 pacientë të shtruar në kujdes intensiv, 15 më pak se dje. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com