Loading...

Rikonstruktohet rruga “Osman Haxhiu”/ Kryebashkiaku Leli: 1 milion dollarë investime për projektet infrastrukturore në Vlorë

Riparimi dhe shtrimi me asfalt i rrugës “Osman Haxhiu” në lagjen “24 Maji” është projekti i radhës, i financuar nga bashkia e Vlorës në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të standardeve të infrastrukturës rrugore në qytet.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi nga afër punimet për rehabilitimin e kësja rruge, ndërsa theksoi se “pavarësisht ndonjë vonese të shkaktuar nga bllokimi i procedurave për gjithë muajt e pandemisë ne vazhdojmë të kemi në vëmendje punët publike.”

“Jemi në lagjen e “Çole”, në rrugën “Osman Haxhiu” , të cilën firma e kishte marrë përsipër që në muajt e parë të vitit, në fund të shkurtit, në fillim të marsit, për arsye të pengesës nga pandemia nuk arritëm ta realizojmë, ndërkohë që tashmë po kryhen punimet”.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “kemi në procedurë një punë të madhe në disa territore që do të realizohen në muajt në vijim. Janë gjithsej 1 milion dollarë investime që do të vendosen në segmente rrugore që kanë problematika në të gjithë territorin e Vlorës , duke marrë parasysh gjithë ankesat që janë paraqitur tek ne nga qytetarët gjatë konsultimit të buxhetit të bashkisë në dhjetor të vitit të kaluar”.

Sipas tij, puna vazhdon dhe ne po përgatitim Vlorën që të ketë më shumë turistë dhe për të patur me shumë ekonomi gjatë muajve të verës”, – tha Leli.

Ai premtoi se do të vazhdohet me segmente të tjera.

Investimet e planifikuara për 2020-ën, që pasojnë ato të realizuara vitet e fundit, po krijojnë një dimension tjetër në segmentet rrugore në të gjithë hapësirën urbane në Vlorë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com