Loading...

Ndërtimi i rrugës “Dhimitër Konomi” në Vlorë, miratohen disa ndryshime dhe shtesa për shpërblimin e pronarëve

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës “Dhimitër Konomi”, në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë”.

Në mbështetje të ligjit “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të ligjit “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi të bëhën disa ndryshime.

Sipas vendimit, në pikën 3, shifra “27 776 834 (njëzet e shtatë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e katër) lekë” ndryshon dhe bëhet “28 267 469 (njëzet e tetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë”.

“Ndërsa pika 4 ndryshohet, si më poshtë; vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 28 267 469 (njëzet e tetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekësh, të përballohet, si më poshtë vijon: 27 776 834 (njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e katër) lekë, nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë; 490 635 (katërqind e nëntëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë) lekë, nga buxheti i miratuar për Bashkinë Vlorë””, theksohet në vendim.

Po ashtu, sipas vendimit, pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: shpenzimet procedurale të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Vlorë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com