Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, terapisë medikamentoze intensive dhe pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, 62-vjeçari nuk mundi t’ia dalë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.
Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend./atsh