Loading...

Katalizator për të gjithë ekonominë e vendit/ Gara për Aeroportin e Vlorës rihapet në shtator

Gara ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të rihapet në muajin shtator.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se gara u pezullua për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19, por theksoi ajo, do të rihapet pasi të nis rimëkëmbja e këtij sektori që pritet gjatë muajit shtator.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës pritet t’i japë një hov të madh turizmit në jug të vendit.

Aeroporti do të afrojë linja ultra low cost dhe do të ndërtohet për të përballuar edhe fluturime transoqeanike me kontinentin amerikan dhe aziatik, çka pritet t’i japë një shtysë të madhe turizmit në zonën e jugut.

Por, ky investim është katalizator për të gjithë ekonominë e vendit.

Ndikimi në ekonomi nga një aeroport sipas studimeve jep një rritje 10% të ekonomisë së zonës dhe 0.5% të PBB për frymë dhe rritje me 20-25% të punësimit në kohën e zbatimit.

Aeroporti i Vlorës parashikohet të ndërtohet në Akërni, 10 minuta larg rrugës kombëtare Fier-Vlorë. Referuar një studimi fizibiliteti, parashikohet që përmes këtij aeroporti të udhëtojnë 600 mijë pasagjerë në vit, ndërkohë që vlera e investimit për të ndërtuar veprën është 98 milionë euro./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com