Ka 72 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali, nga 85 që ishin dje, sipas gazetës italiane ”La Stampa”.
Në Lombardi ditën e fundit kishte 27, ndërsa dje ishin 21.
Numri total i vdekjeve shkon në 33 846.
Nga të dhënat e Mbrojtjes Civile del se ka tetë rajone pa viktima: Trentino Alto Adixhe, Siçili, Friuli Venecia Giulia, Umbria, Sardenja, Kalabria, Molise dhe Basilikata./atsh