Loading...

India ndalon aplikacionet kineze “TikTok” dhe “WeChat” për arsye sigurie

India njoftoi sot se do të ndalojë 59 aplikacione kineze, përfshirë “TikTok” dhe “WeChat”, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe të privatësisë.

“Këto aplikacione përfshihen në aktivitete paragjykuese për sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen e Indisë, sigurinë e Shtetit dhe rendin publik”, tha Ministria e Teknologjisë së Informacionit në një deklaratë.

Ky vendim vjen disa javë pas një përplasjeje vdekjeprurëse në kufirin himalajan mes dy fuqive bërthamore./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com