Loading...

Gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogorasë hapet këtë javë

Gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit do të hapet këtë javë.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ndalën sot në Fier ku panë nga afër punimet e kryera për ndërtimin e bypass-it të Fierit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e një jave më parë vendimin sipas të cilit i shtohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, fondi prej 150 milionë lekësh, për projektin “Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.

Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë.

Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që qeveria ka. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com