Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh krenare për trupat e Forcave të Armatosura që shërbejnë jashtë vendit, duke sjellë shembullin e nënkolonel Roland Shulit i cili u dekorua nga sekretari i Përgjithshëm i Aleancës me medaljen “NATO Meritorious Service Medal”.
Xhaçka tha se “ushtarakët tanë janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në misionet apo strukturat ndërkombëtare ushtarake, ku ata shërbejnë”.
“Nënkolonel Roland Shuli është një prej tyre dhe sapo është dekoruar nga sekretari i Përgjithshëm i Aleancës me medaljen “NATO Meritorious Service Medal” për shërbime të shquara. Krenare për nënkolonel Shulin dhe për gjithë burrat dhe gratë në uniformë që shërbejnë në misionet jashtë vendit dhe mbajnë lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin kuqezi”, tha Xhaçka. /atsh