Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, (IATA) udhëzon për rregullat e reja të nevojshme për rikthimin në normalitet të aviacionit civil.
Aviacioni.al njofton se, ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare një lajm në lidhje me “Aviacionin post COVID-19. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror udhëzon se si do të fluturohet pas krizës së shkaktuar nga pandemia”.
Ndërkohë që të gjitha masat e bashkërenditura, mund të jenë efektive në parandalimin e përhapjes në të ardhmen të këtij apo ndonjë virusi tjetër, rregullatorët po çalojnë në formalizimin e nevojshëm të hapave të harmonizuara për këtë qëllim parandalues. Mënyra se si funksionon është qartësisht e sanksionuar në sistemin rregullator të aviacionit, njofton Aviacioni.al.
Sipas këtij njoftimi, me iniciativën e tyre, ose me këshillim nga shoqata të ndryshme të avicionit, Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, (ICAO) lëshon standarde dhe praktika të rekomanduara, të cilat shtetet apo bashkim shtetesh si BE i marrin dhe i përshtatin në legjislacionin e vendit të tyre.
“Vetëm kështu këto standarde dhe praktika të rekomanduara bëhen të detyrueshme dhe subjekt i mbikëqyrjes të autoriteteve kombëtare të aviacionit.
Çdo praktikë ndryshe mbetet në vullnetin e operatorëve, që në përgjithësi kanë treguar që faktor kryesor vendimmarrës kanë fitimin.
Për ta përmbledhur, IATA mund të rekomandojë por nuk mund të imponojë rregulla. ICAO nuk ka formalizuar ende rregulla të harmonizuara për parandalimin e përhapjes së viruseve në vijim. Shtete jo e jo. Presim”- citon njoftimi i Avicioni.al./atsh
Loading...