Loading...

OBSH ndalon testet e ilaçit kundër malaries për COVID-19

Janë ndaluar testet e hidroksilklorinës te pacientët me COVID-19, pas një raporti të fundit që ilaçi kundër malariaries mund të rrisë vdekshmërinë te pacientët me koronavirus, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Testet ishin pjesë e Gjyqit të Solidaritetit i udhëhequr nga OBSH, që synon të zbulojë nëse ilaçet ekzistuese të zhvilluara kundër malarjes, HIV-it, Ebolës dhe sklerozës mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjes COVID-19.

Javën e kaluar, shkencëtarët amerikanë dhe zviceranë raportuan në revistën “The Lancet” se hidroksilkorina dhe klorokina, mund të çojë në nivele më të larta të vdekjes dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Sipas tyre, ilaçet nuk kanë treguar efektivitet kundër COVID-19.

Është marrë një vendim për të zbatuar një pauzë të përkohshme të hidroksilklorinës brenda Gjyqit së Solidaritetit, ndërsa janë shqyrtuar të dhënat e sigurisë”, deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp nga Gjeneva.

Deri tani, në këto testime janë regjistruar 3 500 pacientë nga 17 vende./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com