Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi për rrezikun e kthimit të masave kufizuese nëse shtetet nuk hapen në mënyrë të kujdesshme dhe graduale.
Tedros theksoi se nevojiten një sërë masash para se një vend t’i heqë masat e vendosura për kontroll të përhapjes së Covid-19, siç janë kontrolli i mbikëqyrjes dhe gatishmërisë së sistemit shëndetësor.
“Rreziku nga kthimi i masave kufizuese mbetet shumë real nëse shtetet nuk bëjnë kujdes në këtë fazë”, theksoi ai nga konferenca në Gjenevë.
Tedros, gjithashtu, tha se nuk është e mundur të kthehemi në jetën e përditshme si më parë derisa të ndalet pandemia dhe e theksoi nevojën e investimit në sistemet shëndetësore. /atsh